Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik.
Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e palodhshme e këtyre punëtorëve, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministri Albin Kurti tha se paga e 13-të synon mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve të tyre.
Nga ana tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se punëtorët që nuk i kanë përmbushur 12 muaj punë, paga e 13-të do të iu jepet e pjesshme.
“Për personat që nuk i kanë mbushur 12 muaj të plotë të punës, do t’u takojë një pagë e pjesshme në raport me muajt që kanë punuar”, ka deklaruar Murati.
