Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka folur sot në konferencën në prag të lojës më Turqinë, raporton Gazeta Enigma.
Foda foli për rëndësinë e ndeshjes.
“Padyshim që vërehet që kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të rëndësishme. Nuk ka pasur kaq shumë gazetarë ndonjëherë. Është shumë e rëndëisshme si për Kosovën ashtu edhe për Turqinë. Ne po luajmë për Botëror. Është shans që vjen njëherë. Është mirë që ka eufori, por e rëndësishme që ta mbajmë kokën të qetë dhe t’i përmbahemi planit të lojës. Por është mirë edhe të jemi të motivuar”, tha Foda.
