Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar për Financial Times se mund të “marrë naftën në Iran” dhe ndoshta të pushtojë qendrën e tij kryesore të karburantit, Ishullin Kharg.
Komentet e tij vijnë ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se trupat amerikane po përgatiten për operacione të mundshme tokësore.
Por pavarësisht pretendimeve të tij për ta marrë Ishullin Kharg, Trumpi ka shtuar se një marrëveshje paqeje mund të arrihet “mjaft shpejt”.
Presidenti amerikan ka thënë të dielën vonë se SHBA-ja ka goditur “shumë objektiva të kërkuara prej kohësh” në Iran të dielën, ndërsa Izraeli thotë se po kryen sulme të reja ndaj Teheranit.
Të dielën kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka thënë se forcat iraniane po “prisnin” trupat tokësore amerikane në mënyrë që ata të mund të “hedhin zjarr mbi ta”.
Ndërkohë, çmimi i naftës është rritur në më shumë se 115 dollarë, dhe ka një paralajmërim tjetër se çmimet e ushqimeve do të rriten ndërsa eksportimi i plehrave bëhet më i vështirë.
