Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Pallatit të Rinisë”, dyshohen për keqpërdorim të 137 mijë eurove

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Pallatit të Rinisë”, dyshohen për keqpërdorim të 137 mijë eurove

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj A.Z. dhe F.Rr., për veprat penale “Përvetësimi në detyrë” , “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale – Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, A.Z., në cilësinë e menaxherit të Financave dhe më pas ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Pallati i Rinisë” Sh.A. në Prishtinë, dyshohet se gjatë viteve 2021–2022, ka keqpërdorur mbi 137 mijë euro të ndërmarrjes, duke realizuar transfere të paautorizuara në llogaritë personale dhe të personave të tjerë.

Me këto veprime, A.Z., në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ai akuzohet se ka kryer veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, F.Rr., sipas njoftimit, në cilësinë e zyrtarit përgjegjës për sigurim, dyshohet se ka ndihmuar A.Z., duke tërhequr mjete financiare në para të gatshme dhe duke ia dorëzuar ato, me ç’rast ka mundësuar përfitimin e kundërligjshëm në vlerë prej 9,250 euro.

Related Articles