Kurti: Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi në një Kosovë ku krimet nuk harrohen 

Kurti: Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi në një Kosovë ku krimet nuk harrohen 

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në shënimin e 27-vjetorit të masakrës në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit.

Në këtë ngjarje ku të pranishëm ishin përfaqësues institucional të nivelit qendror dhe lokal, si dhe familjarë të të vrarëve në këtë masakër, Kurti tha se në “Pastasel rikthehemi për të mos harruar kurrë 31 marsin e vitit 1999, ditën kur 106 civilë, burra e djem të paarmatosur u vranë vetëm pse ishin shqiptarë”.

“Ndër ta kishte edhe fëmijë, djem të moshës 13 deri 17 vjeç, të cilët të rrahur e të torturuar i rreshtuan përballë vdekjes dhe i vranë pa mëshirë, duke vrarë ëndrrat e një brezi të ri. Kishte edhe pleq, burra me plis të bardhë në kokë simbol i urtësisë dhe i traditës sonë kombëtare. Në atë ditë bashkë me ta u goditën rrënjët e trashëgimia, u goditën fëmijë e pleq, fillimi dhe vazhdimësia”, tha ai.

Duke iu drejtuar familjarëve dhe të mbijetuarve, shefi i ekzekutivit deklaroi se kujtimi për më të dashurit e tyre është obligim moral shoqëror dhe themel i shtetësisë sonë. Ai theksoi se Serbia kreu gjenocid në Kosovë, duke menduar se do të zhdukë shqiptarët. Kryeministri shtoi se derisa Kosova është në dritë, e lirë dhe pavarur, Serbia u vendos në faqet e errëta të historisë së njerëzimit.

“Republika e Kosovës është ndërtuar mbi aspiratën për liri dhe barazi. Ne do të vazhdojmë të dokumentojmë të vërtetën, të kërkojmë drejtësi në një Kosovë ku krimet nuk harrohen e as nuk relativizohen, një republikë të paqes së qëndrueshme mbi të vërtetën dhe drejtësinë”, deklaroi më tutje ai

Related Articles