Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamje nga zhveshtorja e kombëtares së Kosovës, para ndeshjes ndaj Turqisë, që zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në 20:45.
Gazetari Andi Shabani tha se deri më tash të gjitha informacionet tregojnë se selektori i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të startojë me 11-shen e njëjtë, sikur ndaj Sllovakisë.
Megjithatë, disa orë para ballafaqimit, pritet të shihet nëse do të ketë befasi.
“Pak do të ketë befasi, do të jetë pothuajse ai formacion i përzgjedhur nga Foda edhe për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Do të shohim a do të ketë ndonjë befasi të fundit. Por natyrisht, të gjitha informacionet janë që do të jetë 11-shja që luaji kundër Sllovakisë.”, tha ai për Klan Kosova.
