Ulutas pret në takim ministrin turk të sportit, KFOR: U diskutua për prioritetet e misionit për të ardhmen

Ulutas pret në takim ministrin turk të sportit, KFOR: U diskutua për prioritetet e misionit për të ardhmen

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Askin Bak, për të diskutuar mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktivitetet e ardhshme të misionit.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit të dy udhëheqësit shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e ardhshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore për të ardhmen.

“Gjeneralmajor Ulutaş gjithashtu theksoi kontributin afatgjatë të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Related Articles