Muriqi i reagon tifozit që e akuzoi për shitje të ndeshjes: Të dënoftë Zoti, kam dhënë gjithçka për kombëtaren

Muriqi i reagon tifozit që e akuzoi për shitje të ndeshjes: Të dënoftë Zoti, kam dhënë gjithçka për kombëtaren

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka reaguar ashpër ndaj një komenti kritik nga një tifoz në rrjetet sociale, duke mbrojtur përkushtimin e tij ndaj Kombëtares.

Ky tifoz e ka quajtur yllin kosovar si gjysmë-turk dhe e akuzon atë se iu ka dhënë informata turqve para lojës me Kosovën, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Vedat Muriqi ua ka dhënë turqve informacionet dhe krejt taktikat se qysh ka me u zhvillu loja. Shkon ju fol e i përqaf krejt lojtarët turq para lojës. Bile te kish shit lojën, kish fitu pare. Edhe në Ulqin e kom pas në hotel, me krejt familjen folshin turqisht”, u shpreh tifozi për Klan Kosova.

Në një postim publik, Muriqi shpreh zhgënjimin e tij ndaj akuzave se ai nuk jep maksimumin për Kosovën, duke theksuar se ndonëse flet turqisht ndihet thellësisht i lidhur me vendin dhe përfaqësimin e tij.

Muriqi shton se kritikat e tilla janë mungesë respekti për sakrificat që ai dhe bashkëlojtarët bëjnë për fanellën e Kosovës, duke përmendur edhe dhimbjen dhe përkushtimin fizik që ka dhënë në ndeshjet e fundit.

Në fund, reagimi i tij përfundon me tone të ashpra ndaj komentuesit, duke treguar qartë frustrimin pas kritikave të vazhdueshme nga një pjesë e tifozëve.

Ja komenti i tij i plotë:

Related Articles