“Pa më vra mu këtë tokë sun e gëzon” – Një burrë në Ferizaj dënohet për kanosje

“Pa më vra mu këtë tokë sun e gëzon” – Një burrë në Ferizaj dënohet për kanosje

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.R., me 4 muaj burgim efektiv për kanosjen e një personi pas mosmarrëveshjes lidhur me një pronë.

Aktgjykimi u shpall nga gjyqtarja Mimoza Maloku-Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri e kishte kanosur të dëmtuarin me fjalët “pa më vra mu ti këtë tokë sun e gëzon, as ti as djemt e tu…”.

“I pandehuri E.R., akuzohet se me datë 4 janar 2026 në një fshat të Komunës së Ferizajt, seriozisht e kanosë me fjalë me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit të dëmtuari F.H., në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve lidhur me një pronë, i pandehuri i dërgon të dëmtuarit një videoincezim përmes rrjetit social “Whatapp”, ku shihet prona kontestuese dhe dëgjohen fjalët kanosëse drejtuar të dëmtuarit “pa më vra mu ti këtë tokë sun e gëzon, as ti as djemt e tu, se unë kur ja kam qit telin e kam ba men që ka me shku n`burg, ki mum vra ki mum lan sakat… kallzoj policisë edhe gjykatës e prokurorisë nëse hi në burg 1-2 muaj, 2 vjet çdo natë ti ki me mi pagu 1.000 € në natë, mos thuj se dita, nuk ki me gzu këtë tok as ti as djemt e tu”, me këto fjalë tek i dëmtuari shkakton frikë, shqetësim dhe pasiguri”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, E.R., akuzohej se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me aktvendim të veçantë të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Related Articles