Sot Kuvendi i Kosovës do të mblidhet me fillim nga ora 11:00 me qëllim të shqyrtimit të një rezolute për çmimin e naftës, raporton Gazeta Enigma.
Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është shtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkrahje të deputetëve të partive të tjera opozitare, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i një rezolute “për rritjen e çmimeve të naftës, mungesës së ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në koston e jetës, si dhe stabilitetin ekonomik të vendit”.
Në arsyetim për thirrjen e kësaj seance, deputetët e opozitës kanë akuzuar institucionet se nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët nga shtrenjtimet si pasojë e rritjes së çmimit të derivateve.
