Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, A.B. (1978), pasi gjatë kontrollit në veturën e tij u gjetën mbi 5 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Rasti u regjistrua gjatë zbatimit të planit taktik më 3 prill 2026, nga njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Rajonit të Gjakovës.
Sipas Policisë, “gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën tek ulëset e pasme janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë të përgjithshme prej 5 kg e 413 gram. Po ashtu, janë sekuestruar edhe një automjet dhe dy telefona mobil që i përkisnin të dyshuarit.”
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
