“Finale para finales” sonte në Ligën e Kampionëve – Reali pret Bayernin

“Finale para finales” sonte në Ligën e Kampionëve – Reali pret Bayernin

Sot (e martë) rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve me dy ndeshje të mëdha të fazës çerekfinale, teksa dy ndeshjet tjera janë planifikuar për të mërkurën.

Në qendër të vëmendjes është dueli klasik në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit dhe Bayern Munichut, një përballje që shpesh ka prodhuar histori dhe dramë në arenën evropiane.

“Los Blancos” kërkojnë të shfrytëzojnë përvojën dhe peshën e fanellës në këtë garë, ndërsa bavarezët vijnë me ambicie të qarta për të rrëzuar një nga favoritët kryesorë. Një ndeshje ku detajet pritet të bëjnë diferencën.

Në anën tjetër, Sporting Lisbona pret në shtëpi Arsenalin, në një duel që premton ritëm të lartë dhe futboll sulmues. Portugezët synojnë befasinë, ndërsa londinezët duan të konfirmojnë formën e tyre të mirë këtë sezon.

Të dy ndeshje fillojnë nga ora 21:00, ndërsa gjatë ditës së nesërme (e mërkurë), Barcelona e pret Atletico Madridin, teksa Paris Saint-Germain është nikoqir i Liverpoolit. 

Related Articles