Mungoi sërish në seancë, Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e LVV-së

Mungoi sërish në seancë, Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e LVV-së

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e LVV-së, Egzon Azemin, raporton Gazeta Enigma.

Kjo pasi ky i fundit mungoi sërish në seancën e sotme ku po gjykohej për veprat penale “Kanosje”, dhe “Nxitje e urrejtjes dhe përqarjes”.


“Nuk ka kushte për të mbajtur seancë, andaj merret aktvendim që seanca e sotme, e caktuar për në ora 9:30, nuk do të mbahet, dhe njëjtja caktohet për në ora 13:15, ku për të pandehurin Egzon Azemi gjykata do të lëshojë urdhërarrest”, deklaroi gjyqtari Kushtrim Shyti në seancën e sotme.

Related Articles