Një muaj paraburgim për Liridon Kuqin, infermierin që u gjet me kokainë në Istog

Një muaj paraburgim për Liridon Kuqin, infermierin që u gjet me kokainë në Istog

Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Liridon Kuqi, i dyshuar për përfshirje në veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Armend Lokaj, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë dhe mbajtjes së seancës dëgjimore më 7 prill 2026.

Sipas vendimit, të pandehurit L.K. i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, i cili fillon nga data e arrestimit më 5 prill 2026, në ora 17:04, dhe do të zgjasë deri më 5 maj 2026, në të njëjtën orë.

Gjykata ka bazuar vendimin në nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, përkatësisht pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda afatit prej 48 orësh, përmes Gjykatës, në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Related Articles