Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, intervista e parë pasi përfundoi mandatin.
Ajo ka thënë se nuk i ka marrë asgjë askujt, duke shtuar se vetëm e ka respektuar Kushtetutën e Kosovës.
Sipas saj njëjtë kanë vepruar edhe presidentët para saj.
“Unë e kam kryer detyrën time shtetërore dhe kushtetuese dhe nuk i kam marrë askujt asgjë. As ftesat, as të drejtën e përfaqësimit. Ftesat dhe të drejtat e përfaqësimit burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
