Irani thotë se tri klauzola të armëpushimit janë shkelur

Irani thotë se tri klauzola të armëpushimit janë shkelur

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha se tri klauzola të propozimit prej 10 pikash të Iranit janë “shkelur hapur dhe qartë”.

Ai është shprehur se në një situatë të tillë sipas tij, armëpushimi ose negociata dypalëshe janë të paarsyeshme.

Ghalibaf ka përmendur se armëpushimi në Liban ishte përfshirë në propozim, diçka që Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë sot.

Ndërkohë, Irani sërish ka mbyllur për qarkullim Ngushticën e Hormuzit, shkaku i sulmeve të Izraelit mbi Libanin.

Related Articles