Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Kushtetutës, duke thënë se Kushtetuta shënon dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi.
“Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi. Kjo Kushtetutë moderne është gardiani që mbron arritjen më të madhe të shqiptarëve, shtetin e pavarur të Kosovës, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Haradinaj.
Megjithatë, Haradinaj tha se në 5 vitet e fundit, “kemi parë shkelje të panumërta të Kushtetutës, përmes vendimeve dhe veprimeve antikushtetuese duke anashkaluar qëllimshem parimet e saj”.
“Kjo praktikë duhet të ndalet urgjentisht”, tha Haradinaj.
“Urime Dita e Kushtetutës!”, shtoi në fund ai.
