Tahiri kritikon vonesat në nisjen e seancave: S’ka logjikë me fillu me vonesë

Tahiri kritikon vonesat në nisjen e seancave: S’ka logjikë me fillu me vonesë

Ka nisur seanca e sotme e Kuvendit, me një orë vonesë, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka kritikuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri theksoi se seancat duhet të nisin në kohën e përcaktuar dhe jo me vonesë.

“E kam një kërkesë për ju si udhëheqëse e këtij institucioni, që kur të thirret seanca në ora 10:00, të fillojë në ora 10:00. Të vjen kush të vjen, kryetarja duhet të jetë këtu, sepse s’ka logjikë ora është tash 11:00 dhe seanca ka pas me nis në ora 10:00. Me fillu një orë me vonesë nuk ka logjikë, nuk ka kuptim”, tha Tahiri.

Related Articles