Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar sërish emërimin e anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Gazeta Enigma.
Deliu këtë kërkerë e bëri në seancën e sotme plenare të Kuvendit.
“Dje është përmbyllur afati 60 ditor për përbërjen e re të KQZ-së. Aktvendimi i Kushtetueses e ka sqaruar këtë çështje. Përbërja e KQZ nuk e reflekton proporcionalisht fuqinë politike por vetëm numrin e grupeve parlamentare. Se PDK-së i takon anëtari i dytë e kanë konfirmuar edhe organizata të shoqërisë civile. PDK kërkon nga u.d e presidentes ta kompletojë KQZ ashtu siç e parasheh kushtetuta. Çdo vendim tjetër i zonjës haxhiu do të përbënte shkelje kushtetuese”, ka thënë Deliu. / Gazeta Enigma.
