“Buta u arratis nga vendi i ngjarjes, pastaj e telefonoi Policinë…”, detaje nga përleshja në Ferizaj ku u përdor edhe arma

“Buta u arratis nga vendi i ngjarjes, pastaj e telefonoi Policinë…”, detaje nga përleshja në Ferizaj ku u përdor edhe arma

Reperi Buta është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje të ndodhur në Ferizaj rreth orës 20:25.

Raportohet se ai, pas përleshjes fizike me një person, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 22:05, ai ka njoftuar Policinë se do të dorëzohet.

Pas kësaj, reperi është arrestuar në rrugën “Halim Spahija”.

Për shkak të lëndimeve në dorë, është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Më poshtë mund të gjeni deklarimin e Policisë se si ndodhi ngjarja:

“Ju njoftojmë se më datë 11.04.2026, rreth orës 20:25, kemi pranuar informacion për një rrahje në progres në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar se, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka bërë të ditur Policia.

Related Articles