Llapi takohet me Drenicën në kuadër të xhiros së 28-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat janë duke luftuar për t’iu shmangur rënies dhe pritet një ndeshje shumë e luftuar.
Llapi aktualisht zë vendin e shtatë me 32 pikë,derisa Drenica është e nënta me 29 sosh.
Vendasit kërkojnë fitoren për të bërë hap të madh drejt mbijetesës, derisa Drenica synon të mos mposhtet.
Formacionet zytare:
Llapi: Coric, Mulalic, Aliu, Idrizi, Ajvazi, Blakcori, Ramadani, Musolli, Hasani, Cërnavërni, H. Hyseni.
Drenica : Haxhihamza, Osmanllari, G. Jashari, Shani, Prodani, Hamiti, Januzi, Soler, Chacon, Uka, I. Jashari.
