Filmi “Dua” me premierë botërore në Semaine de la Critique, reagon Kurti

Filmi “Dua” me premierë botërore në Semaine de la Critique, reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për përzgjedhjen e filmit “Dua” në Semaine de la Critique, në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë.

Filmi me metrazh të gjatë “Dua”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën botërore në një nga seksionet më prestigjioze dhe më konkurruese të festivalit.

Kurti ka vlerësuar se Basholli, pas suksesit me filmin “Zgjoi”, po vazhdon të përfaqësojë denjësisht kinematografinë kosovare në arenën ndërkombëtare.

Kjo është hera e parë që një film nga Kosova përfshihet në Semaine de la Critique, ku “Dua” do të garojë për katër çmime kryesore.

“Filmi mbështetet nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC), Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages dhe SRF – Schweizer Radio und Fernsehen, Cineforom”, shtoi tutje Kurti.

Related Articles