Shoqëria civile dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me juristen Flutura Kusari, sot kanë mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku kanë theksuar se pushteti i Vetëvendosjes po synon kapje totale të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe të RTK-së, raporton Gazeta Enigma.
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka thënë se deputetët e VV-së kanë pasur takime me kandidatët për anëtarë të bordit në RTK.
“Karakteristikat janë tipike kur një parti në pushtet synon të kap një insttiucion të pavarur. Niveli i kualitetit të kandidatëve është shumë i ulët, është shumë vështirë me gjet profesioistë, dhe kjo ka ndodhur pasi profesionistët nuk i besojnë VV-së që do të zhvillojë proces fer, transparent dhe sipas meritokracisë. Mbrëmë në orët e vona kandidatët janë ftuar për të ardhur sot në intervistë. Ta ftosh një person që do të shërbejë në RTK rreth orës 22 të natës, me u paraqit në mëngjes në intervistë, është tallje me procese demokratike. Një kandidat favorizohet sepe publikisht dihet që është pro VV, dhe një tjetër përjashtohet sepse dihet që anon nga opozita. Disa prej deputetëve të VV-së janë takuar në kafiteri me kandidatët për anëtarë bordi të RTK-së”, shtoi ajo.
Tutje ajo theksoi se “Një person që bëhet anëtar bordi nuk mjafton të jetë i pavarur, ai duhet të duket i pavarur, dhe takimet me deputetë, tregojnë për pazare që janë bërë. Shqyrtimi i dosjeve është bërë sa për sy e faqe. Janë bërë të gjitha përpjekjet që të kap tërësisht, siç e ka kapur RTK-në, që kur t’i shohim lajmet sa e mrekullueshme është qeveria, sa i mrekullueshëm është Kurti, dhe çdo gjë që bën opozita ose mediat e tjera janë në lidhje me Serbinë”, tha ajo.
