Një tragjedi ka ndodhur sot në Malishevë, ku tre persona – babai dhe dy fëmijët – kanë mbetur të vdekur, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mirëdita”.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen ekipet e zjarrfikësve.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta bëri të ditur se dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeçare (djalë e vajzë), si dhe babai 35-vjeçar.
“Mund të konfirmoj që i kemi tre të vdekur. Dy fëmijët të moshës 9 dhe 12-vjeç dhe babai 35-vjeç”, ka deklaruar Graishta.
