“Albin eja në seancë, votojeni ligjin”, Çitaku: Qytetarët po presin nga ne vepra jo fjalë

“Albin eja në seancë, votojeni ligjin”, Çitaku: Qytetarët po presin nga ne vepra jo fjalë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që të shkojë në Kuvend dhe ta votojë ligjin për Gjykatën Speciale.

Ajo në një postim në FB, ka thënë se qytetarët po presin vepra dhe jo fjalë.

Reagimi i saj i plotë:

Albin,

Eja në seancë. Eja në Kuvend. Eja dhe votojeni ligjin.

Jo për PDK-në. Jo për një parti.

Por për UÇK-në. Për historinë. Për të ardhmen.

E kemi detyrë politike, qytetare e kombëtare.

Qytetarët po presin nga ne vepra, jo fjalë.

Related Articles