Publikohen emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së që shkojnë për votim në Kuvend

Publikohen emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së që shkojnë për votim në Kuvend

Pasi komisioni “ad-hoc” ka intervistuar gjithsej 61 kandidatë për anëtarë në bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), nga ky proces do të përzgjidhen 6 anëtarë shqiptarë, 1 nga komuniteti serb dhe 1 nga komunitetet e tjera joshumicë.

Për votim në seancë plenare do të paraqiten 12 kandidatë shqiptarë me më së shumti pikë nga radhët e kandidatëve shqiptarë, 2 nga komuniteti serb dhe 2 nga komunitetet e tjera joshumicë, raporton “Betimi për Drejtësi”

Votimi nuk do të mbahet në seancën e sotme të kuvendit, por në një seancë tjetër.

Anëtarët që morën pjesë në këtë proces nga ky komision janë: Arbërie Nagavci – kryetare; Arbëreshë Kryeziu-Hyseni; Fitim Haziri; Nezir Kraki; Alban Bajrami; Ganimete Musliu; Armend Zemaj – zëvendëskryetar i parë; Slavko Simiq dhe Emilija Rexhepi – zëvendëskryetare e dytë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kandidatët shqiptarë që do të paraqiten për votim në seancë plenare janë: Arbërore Riza, Gëzim Brahaj, Valmire Thaqi, Fatos Mustafa, Lulzim Beqiri, Flokart Aliu, Fatmir Podrimaj, Ilirjan Himaj, Xheraldina Cernobregu, Anita Toçi, Avni Zuka, Njomza Beqiri Novosella.

Ndërsa kandidatët nga radhët e komunitetit serb: Vidosav Kostoviq dhe Ivana Miliq. Kurse, nga komunitetet e tjera joshumicë: Anesa Çolakoviq dhe Aldin Sabani.

Ndryshe, në këtë proces komisioni “ad-hoc” ka zhvilluar 53 intervista me kandidatë shqiptarë: Arbërore Riza; Armend Kubati; Rasim Çubolli; Hazir Reka; Gëzim Brahaj; Valmire Thaqi; Ali Misimi; Mimoza Vila; Dafina Boja; Enver Gashi; Gasper Konami; Fatos Mustafa; Rahmi Limani; Fadil Lepaja; Kujtim Nushi; Visar Berisha; Lutfi Bilalli; Fatbardha Osmani-Jashari; Shukrije Rama; Bardhyl Plakolli; Bajram Koqinaj; Lulzim Beqiri; Vlera Kastrati; Florije Manaj-Zogaj; Besart Hyseni; Besa Maxhuni; Jehona Murati Dugolli; Avni Dalipi; Flokart Aliu; Dhurata Prokshi; Fatmir Podrimaj; Adriana Sedaj; Genc Berisha; Majlindë Leci; Gëzime Pacolli-Pllana; Ilirjan Himaj; Isuf Berisha; Erza Shala; Halit Veliu; Sadik Ahmetaj; Vegim Kraja; Fatime Buzolli; Melihate Zeqiri; Afërdita Camaj Isa; Shqipe Ahmeti Berisha; Eljesa Elezi Daka; Xheraldina Çernobregu; Anita Toçi; Arta Jashari; Avni Zuka; Dardana Goranci Iliyaz; Demir Reshiti; Njomza Beqiri-Novosella.

Mirëpo, për disa prej tyre u konstatua se largohen nga gara për shkak se kanë ndalesa.

Po ashtu, janë intervistuar 3 kandidatë nga radhët e komunitetit serb: Vidosav Kostoviq, Ana Ameti-Kostiq dhe Ivana Miliq. Kurse, 5 kandidatë nga radhët e komuniteteve të tjera joshumicë: Anesa Çolakoviq, Mediha Yarimhoro, Zylerha Ustaibo-Mecihan dhe Amanda Toska.

Related Articles