Një person kavdekur sot në fshatin Revuqë të Podujevës, pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor gjatë punës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 11:00.
“Sot në stacionin policor të Podujevës është inicuar një rast hetim mbi vdekjen. Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, në fshatin Revuqë të Podujevës, ku viktima mashkull dyshohet të jetë lënduar rëndë pasi që ishte rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I lënduari është dërguar për trajtim në QKUK, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Personi i lënduar është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore, nga ku jemi njoftuar se personi ka ndërruar jetë”, bën të ditur Policia.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Policia në koordinim me prokurorinë po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.
