Komuna e Pejës ka organizuar një pritje madhështore për të artat e Kosovës, Distria Krasniqin e Nora Gjakova, bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka, të cilët kanë shijuar këto momente.
Kuka ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga kjo pritje, mbrëmje që është shënuar edhe me fishekzjarrë, e ilustruar me fotografi.
Organizimi u përcoll me prezencë masive e spektakël në qiell.
Reagimi i trajnerit Driton Kuka:
Peja ime …
Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe!
Kampionet tona Olimpike ngrohësisht u priten dhe përshendeten në vendlindje.
Kryetari Muhaxheri dhe Drejtoresha Syka u përkujdesen për pritje madhështore të ekipit tonë!
Faleminderit për pritje madheshtore Peja ime.