Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit dhe abuzimi me paranë publike janë prioritet i Qeverisë

Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit dhe abuzimi me paranë publike janë prioritet i Qeverisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit me paranë publike janë prioritet i Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Haxhiu ka theksuar se adresimi i shkeljeve është shumë i rëndësishëm si në parandalimin e dukurive të tilla po ashtu edhe në adresimin e shkeljeve ligjore.

“Me miratimin e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe së fundmi edhe të rregullores për trajtimin e rasteve të sinjalizimit, e kemi kompletuar legjislacionin i cili është tejet i avancuar, ky legjislacion garanton mbrojtje të sinjalizuesve, të qytetarëve të ndërgjegjshëm, të cilët nuk heshtin karshi dukurive negative”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja ka kërkuar nga zyrtarët që të mos hezitojnë dhe ta sinjalizojn korrupsionin.

Lufta kundër korrupsionit dhe abuzimit me paranë publike është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në këtë…Posted by Albulena Haxhiu on Thursday, August 5, 2021

Related Articles