Gjenden armë dhe rreth 400 fishekë në një shtëpi në Gjakovë, aktivizohet Policia

Gjenden armë dhe rreth 400 fishekë në një shtëpi në Gjakovë, aktivizohet Policia

Një person është arrestuar në fshatin Batushë të Gjakovës, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë.

Po ashtu, sipas policisë, është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, i cili ka deklaruar se armët janë të tij.

“Tek i dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë. Po ashtu është arrestuar edhe i dyshuari tjetër kosovar i cili ka deklaruar se armët janë të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles