IKD e quan të kundërligjshëm vendimin e Qeverisë për Komisionin për provimi e jurisprudencës 

IKD e quan të kundërligjshëm vendimin e Qeverisë për Komisionin për provimi e jurisprudencës 

Pas reagimit të kreut të Gjykatës Kushtetuese njëherësh kryetar i Komisionit të deritashëm për dhënien e provimit të jurisprudencës, Fejzullah Rexhepi, ka reaguar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi lidhur me formimin e komisionit të ri për provimin e jurisprudiencës, raporton Gazeta Enigma.

Sipas tyre vendimi i Qeverisë për ndryshimin e përbërjes së Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës është i kundërligjshëm, pasi thuhet se anëtarët aktualë kanë mandat deri në muajin dhjetor të këtij viti. 

IKD-ja i ka bërë thirrje Kuvendit që të mos e votojë vendimin që Qeveria e miratoi në mbledhjen e mbajtur të hënën.  

“Ky vendim cenon ligjshmërinë, sigurinë juridike dhe pavarësinë e Komisionit, ndërsa ngre dyshime edhe për konflikt interesi në përbërjen e re të propozuar. IKD i bën thirrje Kuvendit që të mos e votojë këtë vendim. Kuvendi nuk duhet të legjitimojë një vendim që është marrë pa bazë ligjore dhe që cenon besueshmërinë, sigurinë juridike dhe pavarësinë e funksionimit të këtij Komisioni”, thuhet në reagim.

LEXO EDHE: Qeveria e ndërroi komisionin për provim të Jurisprudencës, reagon ish kryetari: Keni synuar të ndërhyni në punën tonë, s’kemi lejuar

Related Articles