Skuadra e Ferizaj është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës për sezonin 2025/26.
Ferizaj barazoi pa gola 0:0 ndaj Llapit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale dhe falë fitores 2:1 në “Zahir Pajaziti”, ka siguruar finalen.
Në finalen e madhe, Ferizaj do të luajë ndaj Dukagjinit të Klinës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, por ende nuk ka një datë të saktë.
