Aksioni i Inspektoratit të punës, 31 inspektime, 13 ndalime dhe 28 masa brenda 48 orëve

Aksioni i Inspektoratit të punës, 31 inspektime, 13 ndalime dhe 28 masa brenda 48 orëve

Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar të premten lidhur me aksionin inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e inspektimeve të ditës së tetë të realizuara në kuadër të këtij aksioni, ndërkaq fokus i inspektimit ka qenë sektori i ndërtimtarisë.

Sipas raportit 48-orësh janë realizuar gjithsej 31 inspektime dhe 44 riinspektime, duke rezultuar me një numër të konsiderueshëm masash ndëshkuese dhe parandaluese ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar legjislacionin në fuqi.

Related Articles