Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, i cili synon modernizimin e sistemit fiskal në vend.
Sipas tij, ky udhëzim mundëson kalimin nga arkat tradicionale në ato digjitale, duke ofruar një zgjidhje më të lirë dhe më të përshtatshme për bizneset.
“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, i cili mundëson që arkat fiskale të bëhen digjitale, me kosto më të lirë e më miqësore për bizneset”, ka deklaruar Murati.
Ai theksoi se ky hap është në funksion të lehtësimit të të bërit biznes dhe avancimit të proceseve fiskale në vend.
“Qeveria për bizneset!”, ka shtuar ministri, duke nënvizuar përkushtimin institucional për mbështetjen e sektorit privat.
