Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së, 95 deputetë marrin pjesë në votim

Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së, 95 deputetë marrin pjesë në votim

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) gjatë seancës së së premtes.

Në votim kanë marrë pjesë 95 deputetë.

Nga komuniteti shqiptar pjesë e KPM-së janë zgjedhur Drita Morina, Besnik Berisha, Hysni Mustafa dhe Luljeta Aliu-Krasniqi.

Ndërsa nga komunitetet joshumicë janë votuar Serbin Emrushi dhe Suada Gjokoviq.

Mandati i tyre do të përcaktohet me short.

Related Articles