Fitorja dramatike e Drenicës në kryeqytet ndaj Prishtinës së Re, e cila përfundoi me rezultat 2-3, pati pasoja edhe nga tifozërite e këtyre dy ekipeve. Pas ndeshjes, dy grupet e tifozërive janë përleshur me njëra tjetrën, e cila rezultoi me një të lënduar dhe dy të arrestuar, shkruan Gazeta “Enigma”.
Policia e Kosovës intervenoi menjëherë, por që deri tek interevenimi, pati tifozë të lënduar e gjakosur.
Sipas zëdhënësit Enis Plllana, një person është lënduar, kurse dy të tjerë janë arrestuar.
“Një person është lënduar dhe dy të tjerë janë arrestuar deri më tani”, tha Pllana.
