Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve për të shtëna gjatë një ngjarjeje të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e cila u mbajt në hotelin Washington Hilton në Washington, ku i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka vlerësuar reagimin e institucioneve të sigurisë amerikane, duke thënë se ato vepruan me shpejtësi dhe profesionalizëm.
“Reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës na bëri krenarë. Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten gjithmonë kërcënimet e tilla”, ka deklaruar Haradinaj.
Autoritetet amerikane ende nuk kanë dhënë detaje të plota lidhur me incidentin, ndërsa hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.
