Ngritet aktakuzë ndaj personit që dëmtoi flamurin e Turqisë gjatë Ramazanit në Mitrovicë

Ngritet aktakuzë ndaj personit që dëmtoi flamurin e Turqisë gjatë Ramazanit në Mitrovicë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.Z. për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, më 5 mars të këtij viti, rreth orës 02:00, në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, i pandehuri D.Z. ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të nxitjes të urrejtjes dhe mosdurimit që shkaktojnë prishjen e rendit publik.

Gjatë një aktiviteti publik të organizuar me rastin e iftarit në muajin e Ramazanit, i dyshuari, duke përdorur një mjet të mprehtë, ka dëmtuar flamurin kombëtar të Republikës së Turqisë dhe ka shprehur publikisht fyerje ndaj këtij simboli.

Po ashtu, nga një datë e pacaktuar deri më 12 mars të këtij viti, i pandehuri, në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe pa autorizimin përkatës, ka poseduar një armë dhe municion, transmeton Klankosova.tv.

Related Articles