Kuvendi i Kosovës ka miratuar emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Me 59 vota për, tre kundër dhe tre abstenime, emërimet u miratuan.
Deputetët e opozitës e kundërshtuan ashpër emërimin, duke thënë se kryeministri Albin Kurti kishte insistuar më herët, para se të vinte në pushtet, në shuarjen e AKP-së.
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot para deputetëve ka prezantuar emrat e anëtarëve të propozuar të Agjencisë Kosovare e Privatizimit.
“Qeveria e Kosovës në kuadër të përgjegjësive të saj, me datë 23.04,2016 ka nxjerrë vendimin dhe i ka propozuar Kuvendit të Kosovës anëtarët për Bordin e AKP-së: Hekuran Nikçi, kryesues, Blerina Batusha-Xërxa, anëtare, Mirsia Kaja, anëtare, Berat Isa, anëtar, Arbër Gorani, anëtar, Atdhe Hykolli, anëtar si dhe Feim Kelmendi”, është shprehur ai.
