Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e presidentit.
Azemi tha se tashmë është konfirmuar se Kurti nuk e ka dashur Vjosa Osmanin presidente e as një marrëveshje politike me LDK-në,
“LDK ia dha zgjidhjen. Ia dha kompromisin. Ia dha edhe nënshkrimet. Por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente. Kurti nuk deshi marrëveshje me LDK-në.”
Sipas Azemit, Kurti e ka futur vendin në krizë, duke tentuar ta imponojë vullnetin e tij.
“Kurti deshi ta imponojë vullnetin e vet mbi Kuvendin, mbi opozitën dhe mbi Kushtetutën. Tash, pasi e futi vendin në krizë, po mundohet fajin me ia lanë LDK-së. LDK e dha rrugën përpara. E krizën e bëri ai që refuzoi kompromisin. Ai që mendoi se shteti mundet me u sjellë rreth vullnetit të tij.”
