Kosova drejt zgjedhjeve, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli

Kosova drejt zgjedhjeve, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli

Ish presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas mos zgjedhjes së presidentit të ri, raporton Gazeta Enigma.

“Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”, tha Osmani duke aluduar në amullin e krijuar pas moskandidimit të saj për ulësen më të rëndësishme të shtetit, nga LVV.

Ajo përmes një video-mesazhi në “Facebook” bëri thirrje për unitet dhe ndalim të urrejtjes e propagandës.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për popullin e Kosovës, por ky popull ka ditur të ngritet nga momente shumë më të rënda, prandaj ka ardhur momenti që të jepim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me urrejtje, mjaft më me propagandë, me përqarje, me ndjellje të frikës, mjaft më. Të sjellim dashni e vetëm dashni për njëri tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Ajo ka ftuar qytetarët t’i bashkohen misionit të saj.

“Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, përfundoi Osmani.

Related Articles