Dita e Punëtorëve – Sot protestohet në Prishtinë

Dita e Punëtorëve – Sot protestohet në Prishtinë

Sot me 1 maj, në Ditën s Punëtorëve, protestohet në Prishtinë, shkruan Gazeta Enigma.

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar se më 1 maj 2026, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë një protestë paqësore.

Sipas njoftimit të FSPTSPK-së,  protesta organizohet në mbështetje të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

“Protesta do të fillojë në ora 10:00, me vendgrumbullim në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dhe do të vazhdojë sipas itinerarit të planifikuar deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Related Articles