3 të arrestuar për dhunë në familje në 24 orë

3 të arrestuar për dhunë në familje në 24 orë

Më 1 maj janë raportuar se kanë ndodhur disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të Kosovës.

Rastë të dhunës në familje janë regjistruar në qytete si Obiliq, Fushë Kosovë, Podujevë, Malishevë, Rahovec dhe në Mitrovicë

Në Obiliq, një grua pësoi dhunë nga bashkëshorti i saj. Ndërsa rasti është proceduar me procedurë të rregullt.

“Obiliq  01.05.2026 – 12:10. Është raportuar se viktima femër kosovare,  ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë në rregullt”.

Në Fushë Kosovë, janë rrahur mes vete burri dhe gruaja.

“Fushë Kosovë  01.05.2026 – 16:57. Pas një mosmarrëveshje në familje janë rrahur –sulmuar mes veti dy të dyshuar një mashkull dhe një femër–bashkëshort. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”.

Edhe në Podujevë, një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, dhe rasti ka shkuar ne procedurë të rregullt.

“Podujevë  01.05.2026 – 19:00. Është raportuar se viktima femër kosovare,  ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit  janë liruar në procedurë të rregullt”.

Derisa, në Malishëvë, një i dyshuar është arrestuar pasi ushtroi dhunë ndaj gruas së tij,

Të njëjtit i është konfiskuar edhe një pistoletë me gaz.

“Malishevë  01.05.2026 – 09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në posedim të personit të dyshuar është  gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

I arrestuar ka mbetur edhe një burrë në Rahovec, i cili nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike dhe i ka dëbuar nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij.

“Rahovec 01.05.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe tre fëmijëve të tyre duke i dëbuar edhe nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq, në Mitrovicë, një nënë ëshë sulmuar fizikisht nga djali i saj, i cili është arrestuar.

“Mitrovicë Jugu 01.05.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. 

Related Articles