I dënuari për krime lufte, Ratko Mladiq, është shtruar në spital në Hagë, pasi dyshohet se ka pësuar një goditje në tru.
Lajmi është konfirmuar nga djali i tij, Darko Mladiq, i cili bëri të ditur se kishte komunikuar me të atin disa orë më parë, përpara se të njoftohej për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas tij, ish-gjenerali ka shfaqur simptoma të rënda dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij në orët në vijim.
Ndërkohë, Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë nuk ka marrë ende vendim për kërkesën e familjes dhe mbrojtjes së Mladiqit për lirimin e tij të përkohshëm, me qëllim trajtimin në Serbia.
Gjendja shëndetësore e tij mbetet nën vëzhgim, ndërsa vendimi për fatin e mëtejshëm pritet në ditët në vijim.
