Kryeziu: U.D e Presidentes duhet të ndërmarrë vendime të paanshme

Kryeziu: U.D e Presidentes duhet të ndërmarrë vendime të paanshme

Pas ardhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes, janë ndërmarrë disa ndryshime në misionet diplomatike të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Presidenca ka nisur një valë ndryshimesh në misionet diplomatike jashtë vendit, duke hapur debat mbi kohën dhe arsyeshmërinë e këtyre vendimeve.

Njohësi i Kushtetutës, Kadri Kryeziu, theksoi se Haxhiu nuk i ka të kufizuara vendimet, por duhet të jenë të paanshme.

“Ka 30 kompetenca, nuk i ka të kufizuara sikur kryeministri në detyrë. Ka të drejtë legjitime për vendime sikur të jetë president i zgjedhur. Nuk duhet të jetë e anshme, por duhet të vendosë në bazë të interesave të Kushtetutës dhe institucioneve shtetërore të Kosovës”, u shpreh Kryeziu.

Related Articles