Muja: Vendoset sistemi i detyrueshëm i raportimit digjital në sektorin e qumështit

Muja: Vendoset sistemi i detyrueshëm i raportimit digjital në sektorin e qumështit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka nënshkruar vendimin për vendosjen e sistemit të detyrueshëm të raportimit digjital në sektorin e qumështit.

Sipas komunikatës për media, Muja ka treguar se vendimi është marrë në mbështetje të Ligjit për Ushqim dhe në kuadër të kompetencave për garantimin e sigurisë ushqimore, transparencës dhe gjurmueshmërisë në treg.

“Sipas këtij vendimi, qumështoret, pikat grumbulluese, përpunuesit dhe importuesit obligohen të raportojnë në mënyrë digjitale të dhëna mbi grumbullimin, prodhimin, stoqet, importet, si dhe përdorimin e qumështit pluhur dhe yndyrave bimore në produktet ushqimore”, ka treguar ai.

Përmes këtij sistemi të ri, ai bëri të ditur se synojnë të rrisin transparencën në treg, të përmirësojnë gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore dhe të forcojë bashkëpunimin institucional ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Doganës së Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante.

Related Articles