Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është duke hetuar katër raste të vdekjeve, shkruan Gazeta Enigma.

Një rast thuhet se ka ndodhur në Podujevë ku pa shenja jetë është gjetur një burrë.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Një burrë është gjetur i vdekur edhe në Mitrovicë.

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor

Një rast ka ndodhur në Leposaviq.

“ Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Ndërkohë që një tjetër rast ka ndodhur në Zveçan.

“Pasi është raportuar për një person pa shenja jete në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Me vendime të prokurorëve në të gjitha rastet trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Related Articles