Palatova: Rruga e Kosovës drejt BE-së kërkon reforma, përgjegjësi e përfshirje të gjerë shoqërore

Palatova: Rruga e Kosovës drejt BE-së kërkon reforma, përgjegjësi e përfshirje të gjerë shoqërore

Të premten Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka deklaruar se Bashkimi Evropian mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj evropiane, shrkuan Gazeta Enigma.

Por rruga e Kosovës drejt BE-së, sipas saj kërkon reforma, përgjegjësi dhe përfshirje të gjerë shoqërore

Këto deklarata Palatova i bëri në ceremoninë e lansimit të dokumentarit kushtuar Ditës së Evropës, organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosova).

“Ky dokumentar tregon një histori. Një histori të qëndrueshmërisë, vendosmërisë dhe progresit të vazhdueshëm. Ai tregon se si bashkëpunimi i mundshëm me BE-në ka forcuar institucionet, ka mbështetur komunitetet, ka krijuar mundësi dhe ka përmirësuar jetën e përditshme. Bashkimi Evropian ka qenë dhe është partneri më i fuqishëm dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare. Që nga viti 1999, ne kemi investuar mbi 3.7 miliardë euro në shumë sektorë”, tha ajo.

Palatova foli edhe për emërimin e Jeton Zulfajt si kryenegociator të Kosovës me Bashkimin Evropian, duke thënë se kjo dëshmon seriozitetin e Qeverisë së Kosovës ndaj reformave evropiane.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu me Jeton Zulfajn, kryenegociatorin e Qeverisë së Kosovës për BE-në dhe koordinatorin për Reformën dhe Facilitetin e Rritjes. Emërimi i tij dëshmon se Qeveria e Kosovës i merr seriozisht reformat që lidhen me BE-në. Këto janë reforma që kërkojnë një angazhim të tërë qeverisë dhe është një punë shumë sfiduese koordinimi, për të siguruar që të gjitha ministritë të japin rezultatet e tyre dhe, natyrisht, meqë ne duam që ky proces të ecë shpejt, të sigurohet që kjo të koordinohet drejtpërdrejt dhe të bazohet jo vetëm në kontributet e ministrive të ndryshme, në mënyrë që të bëhet një qasje gjithëpërfshirëse shoqërore. Një qasje që duhet të sjellë shumë kompromise, duhet të sigurojë që shoqëria civile të konsultohet dhe që edhe opozita të jetë pjesë e saj. Pra, është një detyrë shumë e madhe dhe unë mbaj gishtat kryq për sukses në këtë punë të rëndësishme, ashtu si edhe BE-ja dhe Zyra e BE-së në Kosovë”, tha ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles