Një person ka vdekur në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar i Denverit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është goditur nga në aeroplan i cili po përpiqej të ngrihet në ajër.
Sipas BBC, incidenti ndodhi gjatë lëvizjes së aeroplanit në pistë, ndërsa pas përplasjes u raportua edhe një zjarr i shkurtër në njërin nga motorët e avionit.
Flakët u neutralizuan shpejt nga ekipet e Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit, ndërsa nga pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin tym brenda kabinës së aeroplanit, kurse të gjithë 224 personat që ndodheshin në bord u evakuuan menjëherë për arsye sigurie.
Autoritetet kanë bërë të ditur se personi i vrarë nuk besohet të ketë qenë punonjës i aeroportit, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë publik.
Si pasojë e incidentit, 12 pasagjerë raportuan lëndime të lehta gjatë evakuimit dhe situatës së krijuar në bord, pesë prej tyre janë dërguar për trajtim në spitalet pranë aeroportit.
Pista ku ndodhi ngjarja vazhdon të mbetet e mbyllur, ndërsa hetimet janë marrë nga Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
