Gentiani drejt shërimit – Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle mbulojnë operimin në Turqi

Gentiani drejt shërimit – Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle mbulojnë operimin në Turqi

Një lajm shprese vjen për Gentianin, i cili prej kohësh po përballet me probleme serioze në nyjet e duarve dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, mjekët kanë rekomanduar operim urgjent në Turqi, ndërsa kostoja e ndërhyrjes arrin në rreth 5 mijë euro.

Në ndihmë të Gentianit kanë dalë Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle, të cilët kanë marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të operimit.

Ky gjest humanitar synon t’i japë Gentianit mundësinë për trajtim dhe rikthim sa më të shpejtë në një jetë normale.

Related Articles